1. Unë thashë në zemrën time: "Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen". Por ja, edhe kjo është kotësi.
2. Për të qeshurit kam thënë: "Është një marrëzi, dhe për gëzimin: "Kujt i shërben?".
3. Kërkova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t'i qepet marrëzisë, derisa të shoh cila është e mira që bijtë e njerëzve do të duhej të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së tyre.
4. Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,
5. bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;
6. ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.
7. Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.