1. Zoti i foli akoma Moisiut, në shkretëtirën e Sinait, muajin e parë të vitit të dytë që kur kishin dalë nga vendi i Egjiptit, duke i thënë:
2. "Bijtë e Izraelit do ta festojnë Pashkën në kohën e caktuar.
3. Do ta kremtoni në kohën e caktuar, ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, në të ngrysur; do ta kremtoni sipas të gjitha statuteve dhe dekreteve të saj".
4. Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit me qëllim që të kremtonin Pashkën
5. ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë në të ngrysur, në shkretëtirën e Sinait; bijtë e Izraelit vepruan sipas urdhrave të dhëna Moisiut nga Zoti.
6. Por kishte disa njerëz që ishin të papastër sepse kishin prekur trupin e vdekur të një personi dhe nuk mund ta kremtonin Pashkën atë ditë. Por këta njerëz u paraqitën po atë ditë përpara Moisiut dhe Aaronit,