Numrat 8:2-11 Bibla Shqip (ALBB)

2. "Foli Aaronit dhe i thuaj: Kur do të vendosësh llambat, shtatë llambat duhet të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit".

3. Dhe Aaroni veproi kështu: i vendosi llambat në mënyrë që të ndriçonin pjesën e përparme të shandanit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

4. Shandani ishte ndërtuar kështu: ishte prej ari të rrahur; ishte punuar me çekiç nga këmba e tij deri tek lulet e tij. Moisiu e kishte bërë shandanin sipas modelit që i kishte treguar Zoti.

5. Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

6. "Merr levitët ndër bijtë e Izraelit dhe pastroji.

7. Do të veprosh kështu për t'i pastruar: do të spërkatësh ujë mbi ta për t'i pastruar; pastaj do të heqin një brisk mbi tërë trupin e tyre, do të lajnë rrobat e tyre dhe do të pastrohen.

8. Pastaj do të marrin një dem të vogël me blatimin e ushqimit prej majë mielli të përzier me vaj ndërsa ti do të marrësh një dem tjetër si flijim për mëkatin.

9. Do t'i afrosh levitët përpara çadrës së mbledhjes dhe do të thërrasësh tërë asamblenë e bijve të Izraelit.

10. Kështu do t'i afrosh levitët përpara Zotit dhe bijtë e Izraelit do të vënë duart e tyre mbi levitët;

11. pastaj Aaroni do t'i paraqesë levitët si ofertë të tundur para Zotit nga ana e bijve të Izraelit, me qëllim që të kryejnë shërbimin e Zotit.

Numrat 8