Numrat 7:75-84 Bibla Shqip (ALBB)

75. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

76. një kec si flijim për mëkatin

77. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit.

78. Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit të Enanit, prijësit të bijve të Neftalit.

79. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, sipas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

80. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

81. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si holokaust,

82. një kec si flijim për mëkatin

83. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit të Enanit.

84. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legenë argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;

Numrat 7