Numrat 5:28-31 Bibla Shqip (ALBB)

28. Por në qoftë se gruaja nuk është fëlliqur dhe është e pastër, ajo do të njihet si e pafajshme dhe do të ketë fëmijë.

29. Ky është ligji për xhelozinë, në rastin kur gruaja, duke qenë e martuar me një burrë, merr rrugë të keqe dhe fëlliqet,

30. ose në rastin kur ndjenja e xhelozisë e zë një burrë dhe ky bëhet xheloz për gruan e tij; ai do ta paraqesë gruan e tij para Zotit dhe prifti do të zbatojë me të plotësisht këtë ligj.

31. Bashkëshorti nuk do të ketë asnjë faj, por e shoqja do të marrë dënimin e paudhësisë së saj".

Numrat 5