Numrat 33:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, sipas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.

2. Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.

3. U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë egjiptasve,

4. ndërsa egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.

5. Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.

6. U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.

7. U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.

8. U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.

9. U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.

10. U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.

11. U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.

12. U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.

13. U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush.

Numrat 33