2. pas kësaj do të bashkohesh me popullin tënd".
3. Atëherë Moisiu i foli popullit, duke thënë; "Disa njerëz ndër ju të armatosen për luftë dhe të marshojnë kundër Midianit për të kryer hakmarrjen e Zotit mbi Midianin.
4. Do të dërgoni në luftë një mijë burra nga çdo fis, nga të gjitha fiset e Izraelit".
5. Kështu u rekrutuan ndër divizionet e Izraelit një mijë burra nga çdo fis, domethënë dymbëdhjetë mijë burra, të armatosur për luftë.
6. Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.