Numrat 29:9-12 Bibla Shqip (ALBB)

9. me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

10. një të dhjetë për secilin nga të shtatë qengjat,

11. dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç flijimit për shlyerjen e fajit, holokaustit të përjetshëm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.

12. Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.

Numrat 29