1. Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:
2. "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë".
3. Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:
4. "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".
5. Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë: Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e paluitëve;
6. Hetsroni, prej të cilit rrjedh familja e hetsronitëve; Karmi, prej të cilit rrjedh familja e karmitëve.
7. Këto janë familjet e rubenitëve; ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.
8. I biri i Palus ishte Eliabi.
9. Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit;
10. dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.
11. Por bijtë e Koreut nuk vdiqën.
12. Bijtë e Simeonit sipas familjeve të tyre qenë: nga Nemueli, familja e nemuelitëve; nga Jamini, familja e jaminitëve; nga Jakini, familja e jakinitëve;
13. nga Zerahu, familja e xerahitëve; nga Sauli, familja e saulitëve.