25. Kështu Izraeli pushtoi tërë ato qytete dhe banoi në të gjitha qytetet e amorenjve, në Heshbon dhe në të gjitha qytetet e territorit të tyre,
26. sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit të amorenjve, i cili i kishte bërë luftë mbretit të mëparshëm të Moabit dhe i kishte hequr nga dora tërë vendin e tij deri në Arnon.
27. Prandaj poetët thonë: "Ejani në Heshbon! Qyteti i Sihonit duhet të rindërtohet dhe të fortifikohet!
28. Sepse një zjarr ka dalë nga Heshboni, një flakë nga qyteti i Sihonit; kjo ka përpirë Arin e Moabit, zotërit e lartësive të Arnonit.