Numrat 20:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit arriti në shkretëtirën e Sinit në muajin e parë dhe populli qëndroi në Kadesh. Këtu vdiq dhe u varros Miriami.

2. Por mungonte uji për asamblenë, prandaj u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit.

3. Kështu populli u grind me Moisiun dhe i foli, duke i thënë: "Të kishim vdekur kur vdiqën vëllezërit tanë para Zotit!

4. Pse e çuat asamblenë e Zotit në këtë shkretëtirë që të vdesim, ne dhe bagëtia jonë?

Numrat 20