7. Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;
8. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.
9. Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, sipas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.
10. Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit sipas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;
11. dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.
12. Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;
13. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.