16. Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, sipas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.
17. Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.
18. Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit sipas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;
19. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.
20. Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;
21. ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.