Numrat 15:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

2. "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin ku duhet të banoni dhe që unë ju jap,

3. do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr, një holokaust apo një flijim për kryerjen e një kushti apo si ofertë vullnetare ose në festat tuaja të caktuara, për t'i bërë një erë të këndshme Zotit me një kafshë, të marrë nga kopeja e kafshëve të trasha a të imta,

4. ai që do të paraqesë ofertën e tij Zotit, do të ofrojë si blatim ushqimor një të dhjetën e efas majë mielli të përzier me një çerek hini vaji;

Numrat 15