Numrat 12:8-16 Bibla Shqip (ALBB)

8. Me të unë flas sy për sy, duke bërë që ai të më shohë, dhe jo me shprehje të errëta; dhe ai sodit dukjen e Zotit. Pse nuk keni pasur frikë të flisni kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?".

9. Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër tyre, pastaj ai u largua.

10. Kur reja u tërhoq nga pjesa e sipërme e çadrës, Miriami ishte bërë lebrose e bardhë si bora; Aaroni e shikoi Miriamin, dhe ja, ajo ishte lebrose.

11. Aaroni i tha Moisiut: "O zoti im, mos na ngarko me fajin që kemi kryer nga budallallëku dhe mëkatin që kemi bërë.

12. Mos lejo që ajo të jetë si një e vdekur, mishi i së cilës është gjysmë i konsumuar kur del nga barku i nënës së saj!".

13. Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Shëroje, o Perëndi, të lutem!".

14. Atëherë Zoti iu përgjigj Moisiut: "Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, nuk do të ishte ndofta e turpëruar shtatë ditë? Izolojeni, pra, jashtë kampit shtatë ditë; pastaj pranojeni përsëri".

15. Miriamin e izoluan jashtë kampit për shtatë ditë; dhe populli nuk e filloi marshimin e tij derisa Miriami të ripranohej në kamp.

16. Pastaj populli u nis nga Hatserothi dhe ngriti kampin e tij në Paran.

Numrat 12