20. ndërsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Gadit.
21. Pastaj u vunë në lëvizje kehathitët, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes së tyre.
22. Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë sipas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.
23. Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Manasit,
24. ndërsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Beniaminit.
25. Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë sipas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.
26. Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit,
27. ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.
28. Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, sipas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.