Nehemia 9:15-19 Bibla Shqip (ALBB)

15. Ti gjithashtu u dhe bukë nga qielli kur ishin të uritur dhe u bëre që të buronte ujë nga shkëmbi kur kishin etje; dhe i urdhërove ata të shkonin të merrnin në zotërim vendin që ishe betuar t'u jepje.

16. Por ata dhe etërit tanë u sollën me mendjemadhësi, e fortësuan zverkun e tyre dhe nuk iu bindën urdhërimeve të tua.

17. Kundërshtuan të bindeshin dhe nuk kujtuan mrekullitë që ti kishe bërë midis tyre; ngurtësuan përkundrazi zverkun e tyre dhe në rebelimin e tyre zgjodhën një kryetar për t'u kthyer në skllavërinë e tyre. Por ti je një Perëndi i gatshëm që të falë, shpirtmadh, plot mëshirë, i ngadalshëm në zemërim dhe plot mirësi. Ti nuk i ke braktisur,

18. as atëherë kur bënë një viç prej metali të shkrirë dhe thanë: "Ky është perëndia yt që të nxori nga Egjipti!"; kështu bënë një gjë blasfeme.

19. Megjithatë në shpirtmadhësinë tënde të madhe nuk i ke braktisur në shkretëtirë; kolona e resë nuk u largua prej tyre gjatë ditës për t'i udhëhequr ata në ecje, dhe kolona e zjarrit gjatë natës për t'ua ndriçuar atyre rrugën nëpër të cilën do të ecnin.

Nehemia 9