7. Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeun, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:
8. bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.
9. Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.
10. Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.
11. Bijtë e Pahath-Moabit, bijtë e Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë veta.
12. Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
13. Bijtë e Zatujit, tetëqind e dyzet e pesë veta.
14. Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë veta.
15. Bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë veta.
16. Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë veta.
17. Bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy veta.
18. Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë veta.