30. Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një veta.
31. Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy veta.
32. Burrat e Bethelit dhe të Ait, njëqind e njëzet e tre veta.
33. Burrat e një Nebos tjetër, pesëdhjetë e dy veta.
34. Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
35. Bijtë e Harimit, treqind e njëzet veta.
36. Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë veta.
37. Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e një veta.
38. Bijtë e Senaahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë veta.
39. Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre veta.