1. po atë ditë u lexua në prani të popullit libri i Moisiut, dhe aty u gjet e shkruar që amoniti dhe moabiti nuk duhet të hynin kurrë në asamblenë e Perëndisë,
2. sepse nuk i kishin pritur me bukë e me ujë bijtë e Izraelit dhe kishin rekrutuar kundër tyre me para Balaamin për t'i mallkuar; por Perëndia ynë e ndërroi mallkimin në bekim.
3. Sa e dëgjuan ligjin, ata ndanë nga Izraeli tërë njerëzit e huaj që ishin përzier me ta.
4. Para kësaj, prifti Eliashib, që ishte caktuar në dhomat e shtëpisë të Perëndisë tonë dhe kishte lidhur krushqi me Tobiahun,
5. kishte përgatitur për këtë një dhomë të madhe, ku vinin më parë ofertat, temjanin, përdorëset, të dhjetat e grurit, të verës dhe të vajit, tërë ato që me ligj u përkisnin levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, si edhe ofertat e mbledhura për priftërinjtë.