27. Për kushtimin e mureve të Jeruzalemit dërguan të kërkojnë levitë nga tërë vendet e tyre, për t'i sjellë në Jeruzalem që të kremtonin kushtimin me gëzim, me lavdërime dhe me këngë, me cembale, me harpa dhe me qeste.
28. Dhe bijtë e këngëtarëve u mblodhën nga krahina përreth Jeruzalemit, nga fshatrat e netofathitëve,
29. nga Beth-Gilgali, nga fusha e Gebas dhe të Azmavethit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar fshatra përreth Jeruzalemit.
30. Priftërinjtë dhe levitët u pastruan vetë dhe pastruan popullin, portat dhe muret.
31. Pastaj unë bëra të hipnin mbi muret krerët e Judës dhe formova kështu dy kore të mëdha lëvdimi. I pari u nis në të djathtë, mbi muret, në drejtim të portës së Plehut;
32. prapa tij ecnin Hoshajahu, gjysma e krerëve të Judës,
33. Azaria, Ezdra, Meshulami,
34. Juda, Beniamini, Shemajahu, Jeremia,
35. dhe disa nga bijtë e priftërinjve me boritë e tyre: Zakaria, bir i Jonathanit, bir i Shemajahut, bir i Mataniahut, bir i Mikajahut, bir i Zakurit, bir i Asafit,