15. nga ajo e Harimit, Adna; nga ajo e Merajothit, Helkai;
16. nga ajo e Idos, Zakaria; nga ajo e Ginethonit, Meshulami;
17. nga ajo e Abijahut, Zikri; nga ajo e Miniaminit dhe e Moadiahut, Piltai;
18. nga ajo e Bilgahut, Shamua; nga ajo e Shemajahut, Jonathani;
19. nga ajo e Jojaribit, Matenai; nga ajo e Jedajahut, Uzi;
20. nga ajo e Sallait, Kallai; nga ajo e Amokut, Eberi;
21. nga ajo e Hilkiahut, Hashabiahu dhe nga ajo e Jedajahut, Nethaneeli.
22. Gjatë mbretërimit të Darit, Persianit, u regjistruan bashkë me priftërinjtë, levitët që ishin të parë të shtëpive atërore në kohën e Eliashibit, të Jojadas, të Johananit dhe të Jaduas.
23. Bijtë e Levit, që ishin të parë të shtëpive atërore, u regjistruan përkundrazi në librin e Kronikave deri në kohën e Johananit, birit të Eliashibit.
24. Krerët e levitëve Hashabiahu, Sherabiahu dhe Jeshua, bir i Kadmielit, bashkë me vëllezërit e tyre, që rrinin përballë tyre, këndonin himne lëvdimi dhe falënderimi me grupe të alternuara, sipas urdhrit të Davidit, njeriut të Perëndisë.