Nehemia 11:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Krerët e popullit u vendosën në Jeruzalem; pjesa tjetër e popullit hodhi me short që një në çdo dhjetë veta të vinte të banonte në Jeruzalem, në qytetin e shenjtë; nëntë të dhjetat e tjerë duhet të qëndronin përkundrazi në qytetet e tjera.

2. Populli bekoi tërë ata që spontanisht u ofruan të banojnë në Jeruzalem.

3. Këta janë krerët e provincës që u vendosën në Jeruzalem, (por në qytetet e Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet: izraelitët, priftërinjtë, levitët, nethinenjtë, dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit).

Nehemia 11