23. Hoshea, Hananiahu, Hasshubi
24. Halloheshi, Pilha, Shobeku,
25. Rehumi, Hashabnahu, Maaseiahu,
26. Ahijahu, Hanani, Anani
27. Maluku, Harimi dhe Baanahu.
28. Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, nethinenjtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarsi,
29. u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,
30. të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,