13. Hodijahu, Bani dhe Beninu.
14. Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani,
15. Buni, Azgabi, Bebai,
16. Adonijahu, Bigvai, Adini,
17. Ateri, Ezekia, Azuri,
18. Hodijahu, Hashumi, Betsai,
19. Harifi, Anatothi, Nebai,
20. Magpiashi, Meshulami, Heziri,
21. Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua,
22. Pelatiahu, Hanani, Anajahu,
23. Hoshea, Hananiahu, Hasshubi
24. Halloheshi, Pilha, Shobeku,
25. Rehumi, Hashabnahu, Maaseiahu,
26. Ahijahu, Hanani, Anani
27. Maluku, Harimi dhe Baanahu.
28. Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, nethinenjtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarsi,
29. u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,
30. të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,
31. të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.
32. U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,