Mateu 8:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma të mëdha e ndiqnin.

2. Dhe ja, një lebros erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: ''O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh''.

3. Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: ''Po, unë dua, shërohu''. Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij.

Mateu 8