Mateu 5:34-40 Bibla Shqip (ALBB)

34. Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë,

35. as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.

36. Mos u beto as për kokën tënde, sepse nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku;

37. Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.

38. Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb".

39. Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën,

40. dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin.

Mateu 5