Mateu 5:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit në mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.

2. Atëherë ai hapi gojën dhe i mësoi duke u thënë:

3. ''Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

4. Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.

5. Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.

Mateu 5