Mateu 26:15-22 Bibla Shqip (ALBB)

15. dhe u tha atyre: ''Sa do të më jepni që unë t'jua dorëzoj?''. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.

16. Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

17. Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: ''Ku do të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?''.

18. Dhe ai u përgjigj: ''Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"''.

19. Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.

20. Dhe, kur u ngrys, ai u ul në tryezë bashkë me të dymbëdhjetët;

21. dhe, ndërsa po hanin, tha: ''Në të vërtetë unë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë''.

22. Ata u pikëlluan shumë dhe secili prej tyre filloi të thotë: ''Mos jam unë, Zot?''.

Mateu 26