Mateu 25:8-16 Bibla Shqip (ALBB)

8. Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llambat tona po na fiken".

9. Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".

10. Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.

11. Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".

12. Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".

13. Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut''.

14. ''Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.

15. Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill.

16. Tani ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi, dhe bëri tregti me to dhe fitoi pesë të tjerë.

Mateu 25