43. Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t'i shpërthehej shtëpia.
44. Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni''.
45. ''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t'u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?
46. Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.
47. Në të vërtetë po ju them se ai do t'ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.
48. Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria im vonon të vijë",
49. dhe fillon t'i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;
50. zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;
51. do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.