35. që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zakarias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.
36. Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.
37. Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!
38. Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.
39. Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më derisa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"''.