Mateu 23:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet,

2. duke thënë: ''Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut.

3. Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t'ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.

4. Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.

5. Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t'u dukur nga njerëzit; i zgjerojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.

6. Duan kryet e vendit në gosti dhe vendet e para në sinagoga,

7. si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabi, rabi nga njerëzit.

8. Por ju mos lejoni që t'ju quajnë rabi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.

9. Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.

10. As mos lejoni që t'ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.

11. Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.

12. Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

Mateu 23