Mateu 22:33-41 Bibla Shqip (ALBB)

33. Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.

34. Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.

35. Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:

36. ''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''.

37. Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".

38. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.

39. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".

40. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''.

41. Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:

Mateu 22