Mateu 22:26-43 Bibla Shqip (ALBB)

26. Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.

27. Në fund vdiq edhe gruaja.

28. Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja''.

29. Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.

30. Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.

31. Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç'ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:

32. "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve''.

33. Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.

34. Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.

35. Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:

36. ''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''.

37. Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".

38. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.

39. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".

40. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''.

41. Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:

42. ''Ç'u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?''. Ata i thanë: ''I Davidit''.

43. Ai u tha atyre: ''Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:

Mateu 22