Mateu 22:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dhe Jezusi, nisi përsëri t'u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:

2. ''Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.

3. Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.

4. Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".

Mateu 22