Mateu 20:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. ''Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.

2. Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.

3. Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.

4. Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t'ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.

5. Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.

Mateu 20