Mateu 13:5-9 Bibla Shqip (ALBB)

5. Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;

6. por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s'kishte rrënjë.

7. Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.

8. Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.

9. Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.

Mateu 13