Mateu 12:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?

6. Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.

7. Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime", nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.

8. Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës''.

9. Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;

10. dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: ''A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?''.

Mateu 12