7. Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.
8. Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.
9. Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.
10. Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.
11. Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.
12. Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.
13. Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.
14. Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.
15. Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.
16. Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.
17. Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.
18. Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Fryma e Shenjtë.
19. Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.