20. ''Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?''. Dhe ata thanë: ''Shtatë''.
21. Dhe ai u tha atyre: ''Po si, ende nuk po kuptoni?''.
22. Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.
23. Atëherë e mori për dore të verbrin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.
24. Dhe ai, duke hapur sytë, tha: ''Po shoh njerëz si pemë që ecin''.
25. Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.