Marku 2:24-28 Bibla Shqip (ALBB)

24. Dhe farisenjtë i thanë: ''Shih, përse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e shtunë?''.

25. Por ai u tha atyre: ''A nuk keni lexuar vallë ç'bëri Davidi, kur pati nevojë dhe kishte uri, ai dhe ç'qenë me të?''.

26. Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t'i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?''.

27. Pastaj u tha atyre: ''E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.

28. Prandaj Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës''.

Marku 2