1. Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedri bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.
2. Dhe Pilati e pyeti: ''A je ti mbreti i judenjve?''. Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: ''Ti e thua!''.
3. Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.
4. Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: ''Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!''.
5. Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.
6. Dhe në çdo festë ishte zakon t'u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.
7. Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.
8. Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.