Marku 10:7-15 Bibla Shqip (ALBB)

7. Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij;

8. dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm.

9. Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!''.

10. Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje.

11. Atëherë ai u tha atyre: ''Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të.

12. Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.

13. Atëherë i prunë disa fëmijë të vegjël që ai t'i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata që i prunë.

14. Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: ''I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.

15. Në të vërtetë po ju them se kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të''.

Marku 10