Marku 1:11-20 Bibla Shqip (ALBB)

11. Dhe një zë erdhi nga qielli: ''Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.

12. Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;

13. dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satani. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.

14. Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,

15. dhe duke thënë: ''U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin''.

16. Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.

17. Dhe Jezusi u tha atyre: ''Ndiqmëni dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish''.

18. Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

19. Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.

20. Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.

Marku 1