6. Dhe djalli i tha: ''Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse m'u dha mua në dorë dhe unë ia jap kujt të dua.
7. Në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys, më adhuron, do të jetë krejt jotja''.
8. Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Largohu prej meje, Satan. Është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij"''.
9. Pastaj e çoi në Jeruzalem, e vuri në majë të tempullit, në cep, dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë që këtej;
10. sepse është shkruar: "Ai do t'u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë.
11. Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë me asnjë gur"''.
12. Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Është thënë: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.
13. Dhe kur djalli i mbaroi të gjitha tundimet, u largua prej tij, për një farë kohe.
14. Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.
15. Dhe ai mësonte në sinagogat e tyre, i nderuar nga të gjithë.