43. Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
44. Pastaj u tha atyre: ''Këto janë fjalët që unë ju thosha kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet''.
45. Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
46. dhe u tha atyre: ''Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,
47. dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.
48. Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.
49. Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit derisa të visheni me pushtet nga lart''.
50. Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.
51. Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell.
52. Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.
53. Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!