39. Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''.
40. Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
41. Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ''A keni këtu diçka për të ngrënë?''.
42. Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
43. Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
44. Pastaj u tha atyre: ''Këto janë fjalët që unë ju thosha kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet''.
45. Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
46. dhe u tha atyre: ''Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,
47. dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.