47. Atëherë centurioni, kur pa ç'ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''.
48. Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç'po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.
49. Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galileja qëndronin larg, duke parë këto gjëra.
50. Tani ishte një burrë me emër Jozef, që ishte anëtar i sinedrit, njeri i drejtë dhe i mirë;
51. ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimateja, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë.
52. Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit.
53. Dhe, pasi e zbriti poshtë nga kryqi, e mbështolli në një çarçaf dhe e vuri në një varr të gërmuar në shkëmb, ku ende nuk ishte varrosur asnjeri.
54. Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte.
55. Gratë që kishin ardhur me Jezusin nga Galileja duke e ndjekur nga afër, e panë varrin dhe mënyrën se si ishte vënë trupi i Jezusit;
56. pastaj ato u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajra; dhe gjatë së shtunës pushuan, sipas urdhërimit.