65. Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.
66. Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kryepriftërinjtë dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:
67. ''Në se ti je Krishti, na e thuaj''. Por ai u tha atyre: ''Edhe sikur t'jua thosha, nuk do ta besonit.
68. Edhe sikur t'ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.